Partia “Shqipëria Bëhet” po mban protestën e paralajmëruar para Kryeministrisë.

Protesta ka nisur me tensione, ku protestuesit janë përplasur fizikisht me policinë duke i shtyrë dhe tentuar që të afrohen në godinën e Kryesisë së Kuvendit. Sipas gazetares së Top Channel Kristi Gongo, protesta ka agravuar, ndërsa policia ka krijuar kordon sigurie.

Policia ka tentuar që t’u heqë foninë dhe podiumin e ngritur, ku kreu i kësaj partia Adriatik Lapaj po mban fjalim, me thirrje që Edi Rama të largohet.