Një shpërthim i shkaktuar nga një lëndë plasëse ka tronditur mbrëmjen e sotme një zonë pranë Bashkisë së Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse është vendosur në oborrin e një banese, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin apo autorët përgjegjës.
