Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Mjull-Bathores, në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haki Husha”, ku dyshohet se një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të banesës së shtetasit me inicialet D.S.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
