Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ende nuk dihet se cili ka qenë objektivi i atentatit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.