Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e fundit në afërsi të banesave të familjes Nikulaj, duke shkaktuar shqetësim në zonë.
Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale në objektet përreth, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë pas ngjarjes, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur këqyrjen e zonës, duke mbledhur prova dhe dëshmi që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se është shoqëruar në polici një person i dyshuar për përfshirje në këtë incident, ndërsa po verifikohet roli i tij i mundshëm dhe motivet që mund të kenë çuar në vendosjen e lëndës plasëse.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e plotë të autorëve dhe për dokumentimin e rrethanave të shpërthimit, ndërsa priten detaje të mëtejshme nga autoritetet në orët në vijim.
