Ky është momenti kur një parashutist ka bërë një ulje të rrezikshme në plazhin e Potamit në Himarë.
Pushuesit e frikësuar kanë parë nga afër momentin, kur për shkak të problemeve gjatë uljes, parashutisti është rrëzuar në tokë.

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për të riun Xhonatan Islami, i cili për fat të mirë është jashtë rrezeikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur ‘Potam’, Himarë, është dëmtuar aksidentalisht gjatë hedhjes me parashutë shtetasi Xh. I., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)