Aredin Behari, i cili ka shpëtuar nga dy atentate, në 2017 dhe 2019, tregoi sot para Gjykatës së Posaçme rrethanat e këtyre ngjarjeve dhe arsyet pse që në fillim ishte i bindur se sulmet ishin të organizuara nga vëllezërit Ardian dhe Albert Pashaj. Gjatë seancës së çështjes “Plumbi i Artë”, Ardian Behari deklaroi se konflikti me dy vëllezërit kishte nisur për një apartament, duke e cilësuar këtë si shkakun kryesor të tensionit.

Aredin Behari përshkroi atentatin e dytë në nëntor 2019, një makinë iu afrua ndërsa ai po ecte për në shtëpi, dhe pasagjeri nga sedilja e pasme qëlloi disa herë me armë. Ai tha se kishte shpëtuar nga plumbat dhe menjëherë ishte drejtuar në prokurori, ku iu përmendën dy emra “Buzi” dhe një tjetër, të cilët ai nuk i njihte.

Ai shtoi se dyshimet e tij vazhdojnë të lidhen me Ardian dhe Albert Pashajn, duke shpjeguar se konflikti kishte nisur pas fitimit të një gjyqi për shtëpinë dhe magazinën në 2016 dhe se kishte ndihmuar Albertin duke i ndërtuar dy shtëpi me paratë e tij.

Në të njëjtën seancë u trajtuan edhe ngjarje të tjera kriminale të së kaluarës. U përmend grabitja e kambistit Astrit Ademi në 2013, një rast i zbardhur edhe falë dëshmisë së Nuredin Dumanit, i penduari i drejtësisë. Astrit Ademi rrëfeu momentet e grabitjes, por prokurorët e SPAK kundërshtuan dëshminë për shkak të mospërputhjes me atë të dhënë më parë.

Gjithashtu, u diskutua edhe grabitja e kambistit Xhemal Liçi, ngjarje e 13 viteve më parë, e zbardhur gjithashtu falë Nuredin Dumanit. Bardhyl Zeneli, i pranishëm në vendngjarje, dha dëshminë e tij, por nuk ofroi informacion që të ndihmonte në identifikimin e autorëve.

Ardian BehariIsha në lokal ulur, te Astrit Merkaj në Fier. Unë isha në katin e parë te lokalit. Lokali ishte me xhama, kishte pamje nga jashtë-brenda. Unë e pash nga jashtë që shpëtova. Isha ulur me Astrit Merkajn dhe me dy persona të tjerë. Ora ka qenë rreth 19.00-20.00. Në atë kohë kam patur një Ford 2002.

Personi nuk hyri në lokal, qëndroi te dera që ishte gjysmë e hapur. Nuk hyri sepse u tremb, gjuajti direkt nga xhami. Në atë pozicion qëlloi direkt te unë. Se si më vajti instikti pash personin që po nxirte armën dhe kur i ngeci u ula poshtë tavolinës dhe shpëtova. Qëlluan katër herë, njëri plumb kapi cepin e tavolinës plumbat e tjerë kapën murin. Unë nuk pësova dëmtim fizik. Pastaj lajmërova policinë. Personi u largua menjehërë.

Autori kishte trup të gjatë dhe të dobët. U largua në këmbë. Ishte me maskë, tuta sportive dhe bluzë me kapuç. Nuk të them dot se kush ishte. U qetësova me thënë drejtën. Lidhur me këtë ngjarje nuk jam pyetur në prokurorinë e Fierit. Policia erdhi i dhash shpjegime se ccfarë ndodhi. Te ky lokali ulesha gjithmonë. Albert dhe Ardian Pashaj më shihnin që rrija në atë lokal. Jam pyetur nga policia dhe i thash se dyshoj për Ardian dhe Albert Pashajn.

Kisha konflikt shtëpie me ta. Pas 5 ditësh më ndodhi atentati. Isha i ndërgjegjshëm se kush ma kishte bërë. Me Ardianin jam takuar pas ngjarjes. Unë me dy vëllezërit isha në konflikt për një apartament, në gjykatën e Apelit e fitova gjyqin për banesën, Gjykata e Lartë e riktheu në Apel.

Në nëntor 2019 më ndodhi atentati tjetër. Vjen një makinë në një moment kur unë po ikja në këmbë për në shtëpi. Vjen makina dhe po ecte ngadalë më pas dëgjova krisma kallashi, breshëri. Makina ishte në ecje përbri meje. Ai qëlloi rreth 3-4 herë, i shpëtova plumbave. Qëlloi pasagjeri nga sedilja e pasme.

Ata goditën nga brenda pa hapur xhamin. Mbaj mend që kam bërtitur me të madhe dhe ika. Shkoj në prokurori dhe me nxjerin dy emra “Buzi” dhe një tjetër. Nuk njoh njeri i thash. Nuk mendoja që e kishin me mua. Falenderoj Zotin. Unë isha në lokal, te Dashamiri deri në orën 9 ndenja. Isha me një person dhe më pas kalova rrugën të ikja në shtëpi. Makina ishte ngjyrë bojqielli. Pas ngjarjes së dyte nuk u takova as me Ardianin as me Albertin.

Deri në vitin 2016 ne s bëheshin fare, pastaj unë fitova gjyqin për shtëpinë dhe magazinën. Dyshimin e kam ende sot që atentatet me ka ardhur nga dy vëllezërit.  Në 2023 i jam falenderues shtetit sepse dolën dyshimet e mia. Shkaktari është Ardian Pashaj për të gjitha problemet që më janë krijuar. Une Albert Pashajt i kam bërë dy shtëpi në Tiranë me paratë e mia.

Astrit AdemiNë 2013 punoja kambist në rrugë. Kam qenë vetëm në një varrezë makinash në Marikaj, punoja aty. Ishte dhe një roje, një burrë i vjetër. Më morën lekët që kisha në makinë. Nuk pash njeri, nuk njoha njeri. Ishin njerëz të maskuar, erdhën me makinë me një Benz të vjetër. Unë pash një person, nuk e di sa ishin në total. I pash kur më erdhën përballë, nuk e njoh kush është. Më tha mos lëviz, e falenderoj që nuk më bëri gjë, mund dhe të me vrisnin. E falenderoj me gjithë zemër. Më mori disa lekë, nuk mbaj mend sa ishin, kanë kaluar vite.

I thash urdhëro ccelsin e makinës, që të mos ma thyenin makinën. Mua dhe rojes na kontrolluan nëpër xhepa. Më morën rreth 30 mijë euro në makinë. Në xhëp kisha dy mijë euro. Unë për ccerek ore nuk e ngrita kokën, nuk i pash fare as kur u larguan. Një person mori një balestër në tokë dhe më tha mos lëviz, kaq. Poshtë sediles së shoferit kisha një marsup të vogël dhe pak lekë kisha në bagazh.

Prokuroria kundërshton pjesërisht dëshminë e AdemitMë heret ka deklaruar se kanë qenë 3 persona me maska në fytyrë dhe të armatosur.

Prokuroria citon pjesë nga dëshmiaNjëri prej tyre na tha mos lëvizni se ju vrava dhe mbante në dorë një kallashnikov.

ProkuroriaKundërshtoj dëshminë edhe për shumën e parave. “Na kontrolluan xhepat dhe mua më morën 7 mijë euro që kisha. Personi që drejtonte automjetin hapi bagazhin dhe më mori 9 mijë euro dhe 760 mijë lekë të reja.”

Dëshmitari 2, Bardhyl ZeneliXhemali Licin e njoh. Në 2012 kam punuar në një shkollë, ndërsa Xhemaliu kishte një dyqan të vogël aty. Dëgjova në një moment të bërtiste “O më vranë”. U mblodhëm për ti dhënë ndihmën e parë, ishte te një shtyllë aty. Xhemaliu ishte dëmtuar në qafë, ishte i gjakosur. Nuk kthente përgjigje kur e pyesja se ccfarë ndodhi. Të gjithë komshinjtë u mblodhën aty, po nuk morëm vesh gjë ça ndodhi.

Më mbrapa mora vesh që i kishin vjedhur lekët. Më njoftoi një roje e gjimnazit. Policia erdhi shpejt nuk vonoi, na mori dhe ne na pyeti. Ngjarja ndodhi në 19.12.2012. Unë isha brenda një klase në shkollë, na thërrisnin për të riparuar kufjet që përdornin fëmijët. Pash 4 veta që ishin afër Xhemaliut, pasi u plagos. Nuk pash njeri të vraponte, as ndonjë makinë. Policia u njoftua me telefonin Fix të sekretarisë së shkollës. Me mbiemër Sharra ka shumë në Elbasan. Gentjan Sharrën e kam dëgjuar në televizor, nuk e njoh as nuk e kam parë atë ditë në vendin e ngjarjes.

Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, grabitja e kambistit Xhemal Liçi ishte porosi e Talo Çelës. Ngjarja në fjalë ndodhi më datë 19 nëntor të vitit 2012 në Elbasan, ndërkohë që Liçit, i cili ishte kambist, iu vodh një shumë prej 12 300 000 lekësh.

Pasi qëlluan me armë në drejtim të ‘objektivit’ të tyre, autorët e ngjarjes janë larguar me një mjet të bardhë i markës opel në drejtim të panjohur. Asokohe Liçi mbeti i plagosur, ndërsa u dërgua me urgjencë në spital ku iu mbijetoi plagëve të marra.