Elton Kila, i njohur ndryshe si Ot Kila, është i thirrur në seancën për “Plumbin e Artë” në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.
Gazetarja Anila Hoxha që po ndjek procesin, raporton se Kila po dëshmon në cilësinë e viktimës së veprës penale.
Elton Kila: Në vitin 2017 dhe në 2018 më kanë shkatërruar biznesin tim. Unë kam biznes prej 25 vitesh, për shitblerje automjetesh, import-eksport mjetesh, sallon për mjetet. Në 2017 nuk është zbuluar rasti që kanë tentuar të më shkatërrojnë biznesin, po ashtu edhe në 2018. Biznesi im ndodhet në Elbasan. E kam nisur që në vitin 2003, më pas i kam shtuar në 4 biznese.
Para se të nisesh biznesin, me çfarë keni qenë marrë?
Kila: Kam qenë në emigrim dhe pranë familjes, kam pasur gjithmonë dokumente dhe importoja makina, në ato vite ku nuk ka pasur shumë. Kam punuar në Francë, Gjermani, Zvicër, edhe jashtë jam marrë me automjete. Në Elbasan, në vitin 2006, kam hapur edhe një palestër, një agjenci turistike që në 1997, ndërsa në 2010 kam pasur një lokal në qendër të Elbasanit.
Në ngjarjen e 2017, kushte rënë zjarri jashtë servisit, por dëmi nuk ishte i madh; 3 automjete u dogjën, në sallë ndodheshin 30 automjete. Në atë kohë ishte vetëm roja. Edhe sot kjo ngjarje ka qenë pa autor. Edhe në 2018 ka qenë po zjarrvënie; në atë kohë unë isha i arrestuar. Në ditën e 3-të që unë isha i ndaluar, kanë vënë sërish zjarrin biznesit tim dhe u dëmtua biznesi im. Edhe kjo ngjarje mbeti e pazbardhur. Unë jam ndaluar për shkak të një dokumenti që kishte ardhur nga Italia. Zjarrin tek biznesi im e mësova përmes televizorit. 45 ditë kam qëndruar në paraburgim; pasi kam dalë kam kërkuar informacion, por s’kam mësuar asgjë. Unë as sot e kësaj dite nuk e di se kush i ka shkaktuar këto ngjarje. Tek magazina që u dogj në 2018 ka qenë vetëm roja, Djali i rojës Arbën Ramallari. Më pas dëgjova emrin e Elio Bitrit dhe dy të tjerë. Unë e njihja Elio Bitrin, e kisha takuar edhe më parë; frekuentonim të njëjtin lokal. Nuk e takova dhe as nuk u mora me të; pasi e mësova këtë fakt, u distancova prej tij dhe nisa ta vëzhgoja vetë, por nuk gjeta asgjë. Isha i pasigurt dhe nuk shkova ta takoja Elio Bitrin. Nuk kam kërkuar më tepër; unë thashë: “Ju kam lënë zotin.”
Ditën kur ka ndodhur plagosja dhe arrestimi i Nuredin Dumanit, kam qenë jashtë vendit me familjen dhe kam parë nga lajmet plagosjen dhe arrestimin e Nuredin Dumanit. Unë kam qenë në Gjermani, kisha ikur në 7 të mëngjesit të asaj dite. Më pas unë jam kthyer në Shqipëri pas një jave. Më pas kam mësuar se ai ishte nisur për të më bërë atentat mua, dmth pas dy muajsh doli në lajme që Nuredin Dumanit do vinte për të më vrarë mua në Elbasan. Nuk e mbaj mend kush ma ka thënë këtë gjë, por s’kam besuar, sepse s’kishte gjë me mua. Unë e kam dëgjuar nga shumë njerëz, por edhe një polic ma tha. Emrin e Nuredin Dumanit e dëgjova atë ditë, nuk e dija më parë. Nëse të tjerët i kisha dëgjuar, ishte sepse kanë qenë në Elbasan, por këtë nuk e njihja. Unë s’kam asnjë lloj lidhje me asnjë nga këta. Më kërkuan familja që të iki jashtë, por nuk pranova, se nuk doja t’i lija njollë shtëpisë. Unë nuk jam fshehur, nuk jam ruajtur.
-Ke pasur njohje në strukturat e policisë, që të interesoheshe për këtë rast?
Unë di vetëm që kam shkuar për të dhënë deklarime, por nuk e mbaj mend nëse ata më kanë thirrur apo kam shkuar unë atje. Me Florenc Capjan kam pasur marrëdhënie pune, ndërsa Suel Çelën e njoh që kalama, sepse jemi në Elbasan. Marrëdhënie shumë korrekte, disa herë kam udhëtuar me të atin e Suelit për shkak të bizneseve, por marrëdhënia ka qenë korrekte. E njoh edhe të vëllain e Suelit, Marion.
Kur dolën lajmet dhe u përfolën, kam shkuar dhe kam takuar babin e Suelit dhe të vëllain; i kam pyetur në lidhje me këtë situatë, shkova tek tregu agroushqimor. I pyeta, i dëgjova se çfarë përfolte Petriti, ai më ra tek shpatullat dhe më tha: “Ti vertet je bërë merak për këto.” Me Suelin nuk jam takuar dhe as nuk kam folur për këtë situatë.
Luan Tabakun e njoh prej 30 vitesh që kalama; Luan Tabaku ka qenë gjithmonë funksionar në shtet, ka qenë në doganë. Suel Çelën nuk e kam takuar pas arrestimit të Nuredin Dumanit.
Masakra e Bradasheshit, kam qenë në burg; atë ditë e kam parë në lajme, pasi unë sapo kisha dalë nga burgu, kam shkuar në shtëpi. Nga lajmet mësova se ishin 3 të vrarë. Erjon Alibejn nuk e njoh, s’kam pasur marrëdhënie me të; e njoh si emër, kaq. Kam qenë në të njëjtin burg me Erjon Alibejn, në Bradashesh.
Kur është vrarë Lulzim Bitri, kam qenë në një lokal aty pranë; është vëllai i Elio Bitrit. Lulzimin s’kam njohur asnjëherë.
Top Channel
