Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka kërkuar nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, t’u kërkoj falje shqipatrëve në RMV. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Jashtëm, Këlliçi u shpreh se Ministri Hoxha jo vetëm nuk pranoi fajin dhe nuk kërkoi falje, por përgenjështroi mesazhi dhe e mohoi.
Deputeti opozitar tha se fillimisht zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ka reaguar zyrtarisht duke mohuar këto mesazhe, dhe duke thënë që nuk janë mesazhe autentike dhe duke akuzuar opozitën. Këlliçi theksoi se për herë të parë në 36 vite kemi të bëjmë me një rast kur një ministër i jashtëm, në një grup komunikimi me zyrtarë të shtetit shqiptar, fyen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Belind Këlliçi: 10 ditë më parë, unë personalisht kam bërë publik një mesazh i cili kur më ka ardhur në momentin e parë, më është dashur ta verifikoj. Nuk është ashtu si u trajtua pak më parë këtu, si këto mbledhjet e bashkimeve profesionale e tjerë e tjerë. Nuk kemi të bëjmë me një qëndrim privat, një komunikim privat, por kemi të bëjmë me një komunikim i cili zhvillohet në grupin e komunikimit zyrtar me ambasadorët e vendit tonë në shtete të ndryshme. ku po e bëj publike dhe njëherë, kam publikuar edhe për mediat, edhe grupin e ëhatsApp-it, sepse jam detyruar pas përgënjeshtrimit nga Ministria juaj ta bëj publik, ku në grupin e ëhatsApp-it, ku janë anëtarë ambasadorët tanë në vende të ndryshme, ju keni shkruar një koment në një artikull të postuar nga ambasadori ynë në Maqedoninë e Veriut, ku keni thënë, po ata idiotët shqiptarë atje, çfarë thonë? Tani, nëse ju do të kishit mbajtur një qëndrim etik, është krejt normale, lapsuset mund të ndodhin, ë gabimet mund të ndodhin, jemi njerëz.
Sigurisht nëse do të kishit dalë në një deklaratë për shtyp do të kishit bërë një ‘mea culpa’, do të kishit pranuar këtë gabim. Mundet të kishe kaluar edhe shumë më lehtë kjo çështje. Por për shkak të reagimit tuaj të menjëhershëm, mos gaboj rreth dy orë pasi janë bërë publike këto mesazhe, fillimisht zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ka reaguar zyrtarisht duke mohuar këto mesazhe, duke thënë që nuk janë mesazhe autentike dhe duke akuzuar ë opozitën, në këtë rast edhe mua personalisht, për fabrikim të këtyre mesazheve. Më pas unë jam detyruar të nxjerr foto të plota të postimit tuaj, orarin kur e keni fshirë mesazhin në 17:02. Është këtu edhe momentin kur ju keni vendosur të dilni zyrtarisht një ditë më pas nga grupi i ambasadorëve në orën 4:00 të pasdites, kur keni dalë nga grupi.
Zoti ministër, cili është komenti juaj në raport me këto mesazhe të bëra publike, të cilat sigurisht cenojnë jo vetëm politikën e jashtme të vendit tonë, për sa i përket raporteve me vendet fqinje, por dhe për herë të parë në 36 vite ne kemi të bëjmë me një rast kur një ministër i jashtëm, në një grup komunikimi me zyrtarë të shtetit shqiptar, nuk është një grup komunikimi privat i juaji që është bërë publik dhe nuk ka këtu shkelje të dhënave personale, fyen në këtë mënyrë shqiptarët në shtetin tonë fqinj, në Maqedoninë e Veriut. Unë dua të di, ju i qëndroni deklaratës së Ministrisë së Jashtme dhe zëdhënësit tuaj se këto mesazhe janë të fabrikuara apo këto mesazhe janë të vërteta, ky mesazh është i vërtetë, zoti ministër, dhe ju mjaftoni të mbanit një qëndrim korrektues mbase për atë shprehi që mund ta keni bërë në nxitim e sipër, për të sqaruar opinionin publik, apo për të kërkuar falje publike siç ju është kërkuar disa herë në mënyrë të përsëritur nga përfaqësues politikë, zyrtarë shtetërorë, anëtarë të kabinetit të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që të dilni dhe të kërkoni falje publike për atë mesazh fyes ndaj ë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
