Kryeministri Edi Rama mbërriti këtë të enjte në Itali për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare dhe italiane.
Gjatë pritjes zyrtare, Rama dhe kryeministrja Giorgia Meloni u panë në momente miqësore krah për krah, duke zbritur bashkë shkallët e ‘Villa Doria Pamphili’.
Por me sa duket jo çdo gjë ka shkuar vaj për kryeministrin, pasi në një video amatore të filmuar, ai duket tepër i tensionuar duke folur në telefon me tone të ashpra ndaj dikujt i cili nuk kuptohet kush është.
“Lëre grupin, se po flas me ty, ti ça je, për ça je ti aty, ça bën, » dëgjohet të thotë Rama i cili flet edhe me gjestikulacione rrugëve të Romës.
