Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjete sociale, teksa dëgjohet në kor thirrja e protestuesve “Rama jepe dorëheqjen”. Ndërkohë krahas deklaratës së tij, Rama ka zbuluar edhe një pjesë të fjalimit të cilin e mban në kompjuterin e tij.

“Përshëndetje, nuk e di a e dëgjoni, kjo është kënga ime e preferuar. Jam duke shkruar nesër fjalimin për mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe Qeverisë. Dhe desha të ndaj me ju një moment, se ky kor ‘Rama jepe dorëheqjen’ më ekzalton. Shihemi nesër paradite, nuk e di orën e saktë, mbledhja fillon në orën 9 e gjysëm. Do të ishte kënaqësi të ndaja me ju të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën mbi bulevardin e flamingove, ai që ishte, se ky që ka mbetur është i sorrave dhe korbave”, thotë Rama.