Kryedemokrati Sali Berisha mbajti fjalim sot nga foltorja e përjavshme tashmë, para kryeministrisë.
Berisha nuk i kurseu akuzat por dhe kërcënimet ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa pati dhe paralajmërim në lidhje me protestën e 10 shkurtit. Berisha tha se Rama nuk ka shpëtim dhe se bashkë me zv.kryeministren Belinda Balluku, do shkojë atje ku e ka vendin.
“Ti që fshihesh pas Lubisë, je i pashpresë sepse edhe Lubia edhe ti do shkoni atje ku e keni vendin. Sovrani prej zverku do t’ju kap juve. Sot Edi Rama nxin siç nxinte dikur diktatori gjakatar Enver Hoxha, ky është diktatori i drogës i shqiptarët. Ndaj shqiptarët duhet t’i rezervojnë të njëjtin fat si Hoxhës”, tha kreu i PD-së.



