Gjatë kontrolleve të kryera në ambientet e IEVP-së së Fierit, autoritetet kanë zbuluar lëndë narkotike të fshehur në pjesët intime të një shtetasi. Lënda narkotike u gjet gjatë një takimi të planifikuar mes shtetasit S. P. dhe një të dënuari me inicialet A.M.

S. P., i cili po merrte pjesë në këtë takim, u ndalua dhe arrestua menjëherë për tentativë trafikimi të lëndëve narkotike.

Autoritetet e sistemit të burgjeve dhe policisë po vazhdojnë hetimet për të zbardhur të tjera detaje të këtij incidenti, ndërsa janë marrë masa për të parandaluar përhapjen e narkotikëve brenda ambienteve të burgut.

Njoftimi i policisë:

“Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi S. P. ishte paraqitur për të zhvilluar një takim me të dënuarin e sigurisë së zakonshme A. M., i akomoduar në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C.

Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi S. P. u ndalua, u hartua dokumentacioni përkatës dhe u njoftua Prokuroria, si dhe Specialisti i SHKBB-së, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore. 

Vijon kontrolli i plotë për sende të ndaluara, në kuadër të masave të sigurisë dhe verifikimeve procedurale.