Protestat kanë nisur edhe në qytetin e Lezhës, me të rinjtë që kanë bllokuar qytetin.

Ata kanë ndezur zjarr në kazanë plehrash dhe kanë shkulur tabelat e qarkullimit.

Po ashtu ka nisur dhe dyluftimi me policinë, duke gjuajtur gurë në drejtim të tyre.

Një nga gurët ka kapur një nxënëse e cila është gjakosur në fytyrë.