Prokuroria


prokuroriaDrejtësia ka folur për tre nga vrasjet gjatë demonstratës së 21 janarit 2011. Ndrea Prendi, ish-komandanti i Gardës, dhe Agim Llupo, u dënuan nga Gjykata e Apelit, por u liruan me kohën e paraburgimit. Në shkallë të parë kishin fituar pafajësinë me procedura. Sipas vendimit, pistoleta e vetë kreut të Gardës së Republikës kishte qëlluar për vdekje protestuesin nga Fieri, ndërsa gjenerali kishte tentuar që të fshihte edhe provat. Nën akuzë u vu edhe shoferi i tij, por ai i shpall i pafajshëm.


Tashmë, të gjithë të akuzuarit për katër të vrarë para Kryeministrisë janë të lirë, ndërsa policia po heton vrasjen e demonstruesit lezhjan, Aleks Nika. Kjo vrasje ka mbetur ende e pazbardhur, pasi plumbi që ka prekur viktimën ka qenë i deformuar. Akuza kishte dyshime për autorin, por hetimet nuk e faktuan. Nga ana tjetër, prokuroria po heton edhe veprimet e forcave të rendit me protestuesit. Shumë efektivë policie, por edhe drejtues të mesëm apo të lartë, kanë dhunuar protestuesit. Madje, nga kupola e Policisë janë lëshuar edhe urdhra (ndoshta verbalë) për dhunën ndaj këtyre demonstruesve. Si pasojë e nisjes së këtij hetimi, shumë prej ish-drejtuesve të policisë janë larguar nga detyra, ndërsa të tjerë pritet të merren nën hetim nga Prokuroria e Tiranës. Në pyetje janë marrë dhjetëra demonstrues të dhunuar, por shumë prej tyre nuk gjenden, duke qenë se janë larguar nga Shqipëria.