Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Maliq, ku një burrë 45-vjeçar është gjetur i vdekur në kushte të dyshimta. Sipas informacioneve të para, viktima është gjetur i varur në kangjëllat e murit rrethues të një banese, që nuk rezulton të ketë qenë e tij. Dyshohet se ai ka tentuar të kalojë murin për të hyrë brenda, por bluza e tij ka ngecur në kangjëlla, duke e çuar në një aksident fatal.

Nga hetimet e para, autoritetet mendojnë se i ndjeri ka qenë në gjendje të dehur gjatë ngjarjes, fakt që mund të ketë kontribuar në tragjedinë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të këtij incidenti.

Maliq : Gjendet një person i pajetë në një banesë në fshatin Plasë. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një 45 vjeccar është gjetur i varur në kangjëllat e murit rrethues të një banese. Dyshohet se viktima ka dashur të hyjë brenda banesës (që nuk ishte e tij) duke kaluar nga muri por bluza i ka ngecur në kangjëllat dhe për pasojë, ka ndërruar jetë. Gjithashtu dyshohet që 45-vjeçari të ketë qenë në gjendje të dehur. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po bën hetimet lidhur me rastin.