Një ngjarje e pazakontë është regjistruar sot në Durrës, ku një person në kërkim është ndjekur nga policia në zonën e tregut të fruta-perimeve.
Gjatë tentativës për t’iu shmangur arrestimit, ai ka përplasur me automjetin e tij katër makina të parkuara në zonë, duke shkaktuar dëme materiale.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, i dyshuari ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim.
Autoritetet po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e tij, ndërsa rrethanat e plota të incidentit janë ende nën hetim.
