Një ngjarje makabre ndodhi sot në qytetin e Beratit, ku një vendas 63-vjeçar qëlloi me vdekje me thikë një turist.

E gjitha ndodhi pasi ky i fundit po i bënte një foto vajzës së tij të vogël me kalin dhe këtu nisi debati mes autorit dhe viktimës.

63-vjeçari, Kristo Mema, me precedentë penal të mëparshëm dhe i njohur si person problematik e gjaknxehtë, pas konfrontimit fizik e ka qëlluar me thikë 42-vjeçarin.

Ai kishte ardhur nga Tirana së bashku me nënë, bashkëshorten dhe 2 vajzat për vizitë në Kalanë e Beratit, ku dhe ndodhi ngjarja e kobshme.

Ndërkohë, policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e 63-vjeçarit. Po ashtu grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.