Një 41-vjeçar turk është proceduar penalisht në pikën kufitare të Qafë Thanës, pasi akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”. Sipas policisë, shtetasi me iniciale S.A. ishte kapur duke fshehur një shtetase të huaj në rimorkion e mjetit që po drejtonte, me qëllim kalimin e saj të paligjshëm në territorin shqiptar.

Forcat e rendit kanë zbuluar veprën pas kontrollit të imtësishëm të mjetit, ku ishte evidentuar prania e personit të fshehur. Pas arrestimit, S.A. është proceduar dhe materialet i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Procedohet S. A., 41 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë procesit të skanimit të kamionit që ky shtetas drejtonte, u gjet e fshehur në rimorkio, një shtetase e huaj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.