Një aksident tragjik ka ndodhur natën e 28 tetorit në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku ka humbur jetën 17-vjeçari Leandro Shametaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, kur një automjet tip Porsche ka goditur dhe më pas ka tërhequr motorin me të cilin po lëvizte viktima për disa metra. Si pasojë e plagëve të rënda, Shametaj ka humbur jetën në vend.

Sipas hetimeve të policisë, shoferi i mjetit ka qenë nën ndikimin e alkoolit, një fakt që është konfirmuar edhe nga autoritetet. Leandro Shametaj, i cili punonte si kamerier në një lokal në qytetin bregdetar, po kthehej në shtëpi me motorin e tij kur ka ndodhur tragjedia.