Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Sarandë-Qafë Botë në afërsi të Konispolit. Nga raportimet paraprake bëhet e ditur se një person ka humbur jetën dhe janë plagosur dy të tjerë.

Sipas burimeve paraprake mjeti ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë Adriana Prendi, 35 vjeç. Gjithashtu dy të plagosur ndodhen në spital, njeri prej tyre, Gëzim Prendi, bashkëshorti i viktimës, njëherësh edhe drejtuesi i mjetit. Që të dy banorë të fshatit Shëndëlli, por që punonin në Greqi.

Mësohet se të aksidentuarit mbrëmë kanë qenë në një dasmë se viktima martonte vëllain dhe se sot do të largoheshin për Greqi. Nuk ka ende detaje të tjera për ngjarjen.