Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur babai i ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.
Burime bëjmë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Bardhyl”, ku Luan Pirdeni, 87 vjeç është përplasur nga një automjet teksa lëvizte me biçikletë. Sipas informacioneve paraprake, Luan Pirdeni është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë dhe nën kujdesin e mjekëve.
