Sot, në ditën e 124-t të protestës në Tiranë, janë shënuar incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit gjatë marshimit nga zona e ‘Vasil Shantos’ drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kanë bllokuar rrugën, ç’ka solli ndërhyrjen e Policisë.
Në atë moment u shënuan tensione dhe përplasje fizike mes palëve. Protestuesit në kor kanë lëshuar fyerje e ofendime ndaj efektivëve, ndërsa efektivët (forcat Shqiponja) kanë ndalur marshimin e tyre.
Numri i protestuesve ka ardhur dita ditës në rënie, edhe për shkak të disa episodeve të dhunshme të shënuara gjatë tubimeve, ku persona të caktuar kanë sulmuar policët, deputetët dhe institucionet.
