Informacioni që Adriatik Lapaj zbuloi, se plumbi në kokën e një prej të dëmtuarve, ka dalë nga një armë që nuk i përket shtetit shqiptar, solli reagimin e xhaxhit të Aleks Nikës.
Duke e cilësuar të gabuar këtë deklaratë, pasi sipas tij është provuar me ekspertim që armët janë të Gardës së Republikës, Mark Nika thekson se kushdo që mbështet informacionin që dha Lapaj, mbron vrasësit.
Mark Nika: Unë e dëgjova dhe Adriatikun, por ose është i dezinformuar dhe nuk e njeh çështjen, ose bëjnë kualifikime të gabuara për t’iu shmangur përgjegjësisë së autorëve të vërtetë. Plumbi që ka qëlluar nipin tim është qëlluar nga anëtarët e gardës, jo nga plumba të tjerë. Ata që thonë kështu kthehen në mbrojtës të vrasësve.
Adriatik Lapaj: Nuk është ky qëllimi.
Mark Nika: Është provuar me ekspertim, vrasjet janë bërë me armë të shtetit, të Gardës së Republiëks dhe jo me trofe e armë të Saliut.
Adriatik Lapaj: Edhe mund të jetë.
