Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat, gjatë takimit që po zhvillon me të rinjtë në Kamzë.
Rama iu kërkoi vajzave socialiste që, nëse i dashuri i tyre mbështet opozitën, ta bindin që të votojë për PS.
“Të gjitha ato gocat që kanë të dashur që janë me bindje të tjera, duhet t’i vini kusht: dëgjo, ti më pëlqen mua, unë të dua ty me status të barabartë me çdo lloj të huaji se ndryshe… të dua qytetar europian jo vetëm kamzali, kështu që pres prej teje të vish me mua dhe të votosh si mua.
Po! Po si more, le të jetë i bukur, i zgjuar sa të dojë, po a mund të rrihet me një çun që hidhet në kënetë më 11 maj? Ç’e do?! Se është çështje karakteri kjo! Por përtej shakasë që është më shumë se gjysma e së vërtetës, unë besoj se ju do ta bëni Kamzën që të shkëlqejë.”- tha Rama.



