Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Saimir Korreshi, ka hedhur kritika të forta ndaj sistemit shëndetësor gjatë një seance plenare në Kuvend, duke vënë theksin te problematikat në spitalet e Lushnjës.

Në fjalën e tij, Korreshi ironizoi mungesën e shërbimeve bazë si mamografia dhe ekoja, duke theksuar se kjo situatë detyron qytetarët të drejtohen drejt spitaleve të tjera, kryesisht në Fier.

Sipas tij, kjo gjendje po krijon një situatë absurde, ku pacientët nga Lushnja detyrohen të marrin shërbim në qytete të tjera për mungesë të pajisjeve funksionale.

“A e keni numrin ta thërrisni ministren e Shëndetësisë, se vërtetë ka ikur në Europë, po dua t’i them nuk hyhet në Europë pa pambuk e jodio, pa mamografi e eko që nuk punojnë në Lushnjë, se po çojmë në Lushnjë dhe po na dalin lushnjarët të gjithë fierakë”, tha ai.