BE funksionon me kooperativa kur secili prodhon më vete dhe të gjithë sepse ishim bashkë. Duke shitur bashkë krijojnë një volum shumë më të madh por harmonizojnë veprimtarinë prodhuese, ama mbjellin me një farë ndajnë kostot e punimit të tokës, përkujdesjes për prodhimin dhe grumbullojnë e ambalazhojnë e shesin. Shoqëri të bashkuara Bujqësore, SHBB kështu shkruhet në lidh për të shmangur traumën e së shkuarës sikur po mblidhemi në kooperativa.

“Po na mbledhin në kooperativë këta socialistët”. Ne e kemi nxitur këtë punë prej kohësh. Delet që ndahen nga tufa i hanë ujqërit dhe me sa pretendon Ulsiu e kanë thënë dibranët. Ne kemi vendosur mbështetje financiare dhe aleancë me shtetin. Në Dibër SHPB ndërtohet mes fermerëve dhe bashkisë dhe bashkia është aksionere, jo që të marrë fitimet. ‘Dibra Origin’ për tregun europian, fillon dhe bëhet një markë, pastaj njihet. Në të kundërt nuk e durojmë dot përplasjen e madhe kur të vijë që ne të bëhemi pjesë e BE. Gjithë ai treg i madh dhe ne dolëm tek e tek, ku do i shisnim produktet? Me çanta në rrugët e Brukselit?!“, u shpreh ai.