Një mjek është goditur me tullë pasditen e sotme në spitalin e Durrësit. Sipas të dhënave të para, mjeku u godit teksa kishte ndërhyrë për të ndarë dy persona të dehur që po ziheshin.


Dy të dehurit mësohet se u konfliktuan në urgjencën e spitalit dhe mjeku i turnit është përpjekur t’i ndajë, por njëri prej tyre e ka goditur me tullë në fytyrë.


Mjeku po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.


Gazeta Shqip