Partia Popullore Europiane ka reaguar pas lajmit për dorëheqjen e Bashës nga posti i kryetarit të PD-së. PPE e vlerëson këtë akt të ndërmarrë që i hap rrugë bashkimit të demokratëve.
“Falenderojme@lulzimbasha_al për hapin e tij të përgjegjshëm në lidhje me @pdshqiperi. Vlerësojme të gjitha përpjekjet e tij për vendin dhe partinë gjatë udhëheqjes së tij, duke hapur rrugën për një fillim të ri dhe unitet në parti”.
Më tej theksohet se “Lufta e korrupsionit, forcimi i shtetit të së drejtës dhe pavarësia e drejtësisë duhet të mbeten lart në axhendën politike shqiptare në rrugën e saj evropiane”.
PPE ka qenë e shqetësuar sa i përket situatës në PD, madje kanë dërguar disa ditë më parë njeriun e saj, ish-europarlamentarin Elmar Brook për të negociuar me të dyja kampet brenda PPE. Sicc duket ndërhyrja e Brook ka dhënë efektin e parë, atë të largimit të Bashës nga posti i kryetarit të PD-së.