Pas lënies së mandatit të deputetit nga ana e Grida Dumës, vendi i takon moderatores Ori Nebijaj.

Por nëse moderatorja refuzon mandatin, kush është në radhë sipas votave preferenciale për ta marrë atë?

Vendin e saj në Parlament, sipas listës së rezultateve të KQZ e zë prezantuesja e njohur Ori Nebiaj, teksa nëse Nebijaj zgjedh televizionin para angazhimit në politikë, atëherë mandati i Grida Dumës i kalon Lediana Fratarit.

Lediana Fratari është gjithashtu dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, njëherazi dhe vajza Hajredin Fratari.