Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja tha se protestuesit në bulevard po përdhosin simbolin e vezës, duke vënë në dukje se ata nuk mund të poshtërojnë institucionet dhe reputacionin e shtetit.
Gonxhja tha se protestuesit duhet të mblidhen dhe të parashtrojnë kërkesat e tyre për qeverinë, por ai vuri në dukje se kërkesa e parë s’mund të jetë dorëheqja e kabinetit, që pamundëson gjithë kërkesat e tjera.
“Vezët janë simbol i jetës, nuk ka pse të përdhoset simboli i vezëve, pasi simbolizon jetën, dhe s’të jep asnjë të drejtë për të përdhosur askënd. Në rast se je duke bllokuar punimet e Parlamentit në një protestë qytetare…Edhe nëse e keqja do ishim ne, nuk shkon që me vetëgjyqësi nga krahu tjetër, 25-30 apo 100 veta s’mund të poshtërojnë një institucion dhe reputacionin e një shteti të tjerë. Si mund t’i përgjigjesh kërkesave kur në pikën e parë vihet kushti që i bën të pamundura edhe plotësimin e kërkesave”, u shpreh Gonxhja.
“Unë dua pa ju dhënë mend atyre, do diçka, mblidhen këto shpirtra dhe thonë, 1, 2, 3, 4, 5. Nëse nuk i realizon ne do të dalim këtu dhe do kërkojmë dorëheqjen tënde”, vijoi ministri.
