Avokati Spartak Ngjela komentoi sot vizitën e kryeministrit britanik Keir Starmer në vendin tonë, teksa ishte i ftuar në “Breaking”, Top News.
Ngjela bëri një deklaratë të fortë, teksa tha se kjo vizitë lidhet me shqetësime botërore për bashkimin kombëtar të Shqipërisë. Sipas avokatit, SHBA po planifikon bashkimi ne trojeve shqiptare në një federatë, me qëllim për të krijuar një superfuqi në Ballkan, për interesat e NATO-s.
“Britanikët kanë qenë shumë të ftohtë ndaj nesh. Kemi një histori shumë të paqartë mes nesh dhe atyre. Fakti që kryeministri britanik vjen këtu do të thotë që i ka shqetësuar fakti se shqiptarizmi mund të bëhet superfuqi në Ballkan. Janë 3 shtete, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe Rama ka folur për Çamërinë, madje dhe në Greqi. Ia kanë kërkuar amerikanët. Do ta bëjnë Shqipërinë etnike, do bëhet Federatë. Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut shqiptare.
Nëse kjo ndahet shqiptarët do e Maqedonisë do bashkohen me ne. Por pikëpyetja vjen tek Çamëria. Sinjali që kemi vjen nga fjalimi i Ramës dhe kuptohet që është nga Amerika. Amerika e do Shqipërinë unike, por po të behet unike si një federatë shqiptare është fuqi shumë e madhe për Amerikën, dmth për NATO-n. Është pozicion gjeografik shumë strategjike. Për këtë është ngritur tensioni në Moskë. Aleanca e madhe e botës amerikane me Shqipërinë dobëson Rusinë.”- tha Ngjela.