Një 76-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në fshatin Greshicë të Mallakastrës, pasi u përfshi nga flakët teksa po tentonte të shuante një zjarr.
Sipas policisë, viktima, i identifikuar si Nazif Cenaj, dyshohet se kishte ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturina. Situata ka dalë jashtë kontrollit dhe, gjatë përpjekjes për të shuar flakët, 76-vjeçari nuk ka mundur të largohet nga zona.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe ato të Policisë.
Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar me saktësi rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar gjithçka që lidhet me vdekjen e të moshuarit.
