14 është numri i personave të arrestuar pasditen e djeshme gjatë një operacioni policor të zhvilluar në një lokal në Elbasan. Aksioni i policisë erdhi pas një telefonate se në biznesin në fjalë ndodheshin persona të armatosur.

Kur policia ka mbërritur, brenda në lokal gjetur 14 persona, mes tyre një 17-vjeçar, të cilët janë arrestuar, por vetëm treve prej tyre iu është gjetur armë. Këta tre persona ishin të armatosur me pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, çka ngre dyshime se ndoshta po përgatitej atentat. Megjithatë, do të jenë hetimet e grupit hetimor që do të heqë këto dyshime dhe do të zbardhë ngjarjen.

Mes të arrestuarve është edhe Bujar Muça, ish-deputet i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe biznesmeni i kompanisë hidrosanitare Delta. Deri në vitin 2015, Bujar Muça ishte administrator në kompaninë Delta, më pasi ai shiti aksionet e veta.

Mësohet se policia ka kontrolluar edhe banesat e këtyre 14 personave, por nuk janë gjetur sende të tjera.

Gjatë aksionit janë sekuestruar 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete, 13 celularë dhe DVR.   

EMRAT e personave të arrestuar:

  • 1. Endri Doda, 43 vjeç – Armëmbajtje
  • 2. Ervin Cani, 35 vjeç – Armëmbajtje
  • 3. Akil Kertusha, 39 vjeç – Armëmbajtje
  • 4. Blerim Heta, 39 vjeç – Kundërshtim policie
  • 5. Egi Çaushi, 32 vjeç – Kundërshtim policie
  • 6. Maksim Suçi (alias Lika), 50 vjeç –  Kundërshtim policie
  • 7. Bujar Muça, 52 vjeç – Kundërshtim policie
  • 8. Hanson Mullahi, 25 vjeç – Kundërshtim policie
  • 9. Stefan Mehmeti, 46 vjeç – Kundërshtim policie
  • 10. Ergys Tusha, 39 vjeç – Kundërshtim policie
  • 11. Jurgers Mullahi, 30 vjeç – Kundërshtim policie
  • 12. Taulant Zykollari