Një video ku një YouTuber anglez ofendon dhe përplaset verbalisht nga ura Hammersmith me një shqiptar që shiste bajame të karamelizuara është bërë virale në rrjetet sociale.
Videoja është filmuar nga Curtis Arnold, i cili ka regjistruar momentin kur shqiptari shiste bajame me një karrocë të improvizuar. Fillimisht ai i kërkon licencën e shitjes dhe më pas nis ta akuzojë për vjedhje dhe abuzim me shtetin anglez, duke e cilësuar aktivitetin si të paligjshëm.
Shqiptari, një burrë në dukje në moshë, përpiqet disa herë në mënyrë të qetë dhe të qytetëruar t’i kërkojë anglezit ta lërë të qetë dhe të mos e shqetësojë më.
Megjithatë, anglezi vazhdon me akuzat dhe tensioni rritet deri në momentin kur ai njofton policinë.
Në atë çast, shqiptari humb durimin, e shan shqip dhe largohet bashkë me karrocën e tij, por arrestohet pak metra më larg nga policia.
Edhe gjatë momentit të shoqërimit dhe vendosjes së prangave, shqiptari përpiqet t’u shpjegojë policëve versionin e tij, deri sa futet në furgonin e policisë.
Për momentin nuk dihet nëse shqiptari është lënë i lirë apo është ndëshkuar për këtë ngjarje.
