Përballja me kancerin nuk është vetëm trupi, por çdo gjë tjetër, të prek shpirtin, të ndryshon botën. Nuk është vetëm pacienti që lufton por edhe familja që dridhet bashkë me të, që kërkon përgjigje, që mban shpresa gjallë, mbështetja që thotë se “do ia dalim”.

Por, të sëmurët e Spitalit Onkologjik nuk marrin as shërbimin as barnat në kohë, si dhe ndodh që të mos jenë të duhurat apo edhe të përballen me ilaçe të skaduara të cilat janë falsifikuar.

Moderatorja e Top Channel, Erjona Rusi replikoi në “Top Story” me gazetarin Osman Stafa, sa i përket kushteve sipas saj, ‘kafshërore’ te Onkologjiku, duke thënë se një mjek nuk mund të përballojë 100 pacientë në ditë.

“Paruket, një tjetër problem… Pse të mos ofrohen paruket dhe të rimbursohen? Pse kjo grua duhet të vendosë një kapuç? Një e njohura ime nuk donte të dilte në lagje. Nuk donte që ta dinte askush.

Ju vetë pranoni që janë 100 pacientë në ditë. Një mjek nuk mund të përballojë 100 pacientë në ditë. Po punove me kushte kafshërore, do të bëhesh kafshë vetë. Mos prit njerzillëk nga një mjek që pret 100 pacientë në ditë”, tha ndër të tjera gazetarja Erjona Rusi.