Është publikuar fotoja e Vladimir Topjanës, 43-vjeçarit që mbeti i vrarë mbrëmjen e së dielës në Itali.
Në pranga si autor është vënë një 30-vjeçar, gjithashtu shqiptar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një lokali në Fontanafredda. Sipas informacioneve, autori është nga Fushë-Kruja, ndërsa është ndaluar edhe babai i tij.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Një shqiptar 43 vjeç është vrarë me armë zjarri nga një bashkëatdhetar i tij mbrëmjen e 6 prillit, në një lokal në zonën e Fontanafredda-s të Italisë.
Sipas raportimit nga mediat fqinje, viktima është identifikuar si Vladimir Topjana, një shofer në një kompani, i cili kishte dalë për të ndjekur ndeshjen mes Romës dhe Juventusit, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar.
Bëhet me dije se autori i dyshuar, gjithashtu shqiptar 30 vjeç, u arratis pas krimit me një “Audi” të bardhë, por u vu në pranga disa orë më pas.
Mësohet se mes dy shqiptarëve ka pasur një sherr të dhunshëm. Klientët në lokal kanë tentuar të ndajnë dy personat e përfshirë në sherr, por duket se ka qenë e kotë. 30-vjeçari ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar në kokë 47-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend.
