Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në kryeqytet.
Të arrestuarit janë identifikuar si Alkido Ahmetaj dhe Silvio Xhaferraj, të cilët u kapën në flagrancë gjatë një operacioni të shpejtë të forcave të rendit.
Sipas burimeve zyrtare, ndaj tyre rëndon akuza për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar nëse janë të përfshirë në rrjete më të gjera shpërndarjeje.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Check point”.
Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. U kap në flagrancë duke i shitur lëndë të dyshuar narkotike kokaine, një shtetasi, vihet në pranga 29-vjeçari.
Vihet në pranga dhe shtetasi që po blinte lëndën narkotike, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sekuestrohen një sasi kokaine, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e saj, një peshore elektronike dhe sende të kundërligjshme, që i posedonte 29-vjeçari. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Check point”.
Gjatë operacionit, në rrugën “Anton Lufi”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin A. A. duke i shitur një sasi lëndë të dyshuar narkotike kokaine, shtetasit S. Xh. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi S. Xh. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. A. dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave, një peshore elektronike dhe sende të kundërligjshme. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestuan shtetasit A. A., 29 vjeç dhe S. Xh., 29 vjeç, të dy banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.