Vendimi i Gjykatës Kushtetuese 4 me 4 për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, ka përplasur në Top Story gazetaren Anila Hoxha me juristin Plarent Ndreca.
Ndreca argumentoi për heqjen e imunitetit sipas Komisionit të Venecias, ndërsa gazetarja Hoxha tha “do të shpiket ndonjë imunitet hyjnor”
Pjesë nga debati mes tyre:
Hoxha: Gjykata dha një vendim pa vendim. Ka në fuqi një vendim, në të cilin u vendos pezullimi nga detyra. Akoma më thjeshtë, megjithëse gjykata ka shpallur vendimin, ende nuk është botuar në Fletoren Zyrtare. Do ketë ndonjë imunitet hyjnor më. Mos qesh fare..
Ndreca: A ka mundësi ta lexoni Komisionin e Venecias
Hoxha: Nuk të jap fare përgjigjen. Kur lexoni një vendim vetëm një paragraf, nuk jeni i ndershëm me publikun, jeni kontradiktor.
Ndreca: Unë thashë ka vendim. Pse acaroheni dhe hidheni kot
Hoxha: Ju na mësoni ligjet, unë po ju mësoj shqip që të kuptojnë shqiptarët
Ndreca: Nuk po flisni korrekt. Po më akuzoni se po shpik imunitete
Hoxha: Kur ma sjell Komisionin e Venecias, lexoje të gjithë zotëri
Ndreca: Kërkoj ndjesë që nuk të mora leje
Hoxha: Ke marrë ekskluzivitetin të na ndriçosh mua dhe publikun
Ndreca: Po tërheq vëmendjen e publikut
Hoxha: Aaa ke ardhur për show? Unë nuk kam ardhur për show, kam ardhur të raportoj.
Top Channel
