Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ishte i ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel ditën e sotme, ku foli për zhvillimet në Kuvend.

Ai u shpreh tepër i revoltuar për zgjedhjen e kryeministrit Edi Rama për të shfaqur një fjalim të ministres së krijuar me Inteligjencë Artificiale, duke e cilësuar tallje.

“Po tallet menderja me shqiptarët. ‘Diella’ është një instrumet që do dalë tani dhe do u tregojë deputetëve se si duhet të sillen. Nuk është asgjë more, është një zero me bisht. Kuvendi i Shqipërisë, autoriteti më i lartë i vendit është i detyruar të dëgjojë Diellën tani. Nëse Inteligjenca Artificiale qenka kaq e mirë pse nuk e vendosi në listë për deputete? Le të hiqte Manastirliun dhe të vendoste Diellën.”– tha Teliti.