Kryetarja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, Albana Vokshi është përplasur me deputetin e PS, Pralent Ndreca.
Debati ka degraduar në akuza mes njëri-tjetrit, teksa edhe sot duket se Beqaj nuk do arrijë të dëshmojë, njësoj si në seancën e djeshme.
Pjesë nga debati:
Vokshi: E di sa rëndë jeni? Jam kryetarja më tolerante, ua kam dhënë fjalën të gjithë.
Ndreca: Po të japim një pistolete tani, ti e sigurt do vrisje njerëz,
Vokshi: Të kisha unë pushtet, ti nuk ishe aty, do ishe në vend tjetër, jo këtu. Ti dhe të gjithë që kanë vjedhur.
Ndreca: Nuk ma heq të drejtën e fjalës, vetëm shëmtoni veten,
Vokshi: Qetësohu, çfarë pate, të bërtiti Rama,
Ndreca: Unë vetëm fjalën kam, edhe fjalën ma hiqni.
Vokshi: Një foto e Edi Ramës, shiko çfarë ju bëri juve.
Ndreca: Ju keni frikë nga fjala.
Dhori: Thua gënjestra që nuk lidhen me realitetin. Ti më ndërpreve fjalën.
Ndreca: Jo ti e mbylle fjalën.
Dhori: Deformove fjalën që thashë.
Vokshi: Një foto i nxori jashtë kontrollit, po të ishin shumë foto.
Dhori: Do t’ia zgjerojmë Beqajt qelinë.
Vokshi: Vrasje në masë po bëni ju te Onkologjiku dhe nëpër spitale.



