Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku po kërkon që të blejë shtetësinë në disa vende dhe se së fundmi, sipas tij, ka tentuar ta bëjë në Serbi, përmes investimit. Berisha këto akuza i mbështet në njoftimin që i ka ardhur nga “qytetari digjital”, duke shtuar me tej se “përpjekjet nuk i janë kurorëzuar me sukses”.
“Ajo çka mund të informoj unë, të dhëna nga qytetarë digjitalë më pohojnë se Balluku, Lubia është në kërkim të blerjes së shtetësisë dhe pasaportave jo në një, por në disa vende. Përpjekjet e fundit të saj kanë qenë për të blerë pasaportë me investim në Serbi. Thuhet se ato përpjekje nuk janë kurorëzuar me sukses pas disa përpjekjeve që ajo bëri në vendet e Gjirit Persik”, tha Berisha.



