Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për kodin e ri penal dhe partitë e reja.
Arlind Qorri: Kam gruan mësuese më thotë, më kanë detyruar të bëhem anëtar i PS-së, më kanë detyruar të bëhem patronazhist.
Alban Dudushi: Mirë mo mirë, këto histori i dimë, janë anektodike në përgjithësi.
Arlind Qorri: Si do të ndërtojmë institucione dhe ato ligje për ta frenuar këtë fenomen. Po u morëm me pragun nuk kemi zgjidhur asgjë.
Alban Dudushi: Jo mor jo, nuk merresh me pragun, merresh me atë mësuesin se ku ka shkuar vota. Unë po them që ai mësuesi, mua të më thonë puthe filanin dhe kur nuk e shoh dot me sy nuk e puth mor vëlla, bëj çfarë të duash ti.
Arlind Qorri: Mbase je komod o burrë i dheut, ai me një rrogë jeton, e ka frikë.
Alban Dudushi: Ti me ata njerëz që janë me një rrogë punon, besoj të kanë ardhur shumë nga mbrapa.
Arlind Qorri: Detyra ime është tu jap kurajo atyre dhe tu them hajdeni të ndërrojmë ligjet.
Alban Dudushi: Votat që ke marrë i ke marrë nga ata që jetojnë me një rrogë, jo nga ata oligarkët dhe njerëzit që kanë më shumë lek. Duhet të kesh më shumë besim tek vota e tyre.
Arlind Qorri: Kam besim tek ata, prandaj dua të ndërroj ligjet dhe institucionet.
Alban Dudushi: Ti ndërrosh por ka një formë se si funksionon. Po të erdhi njeri nga mbrapa bëje revolucionin, o burrë, puna është që ne këtë kemi sistem. Rregullo sistemin them unë.
