“Në “Shqipëria Live” u diskutua ditën e sotme çështja e ndalimit të një anije aktivistësh në brigjet e Izraelit, ku mes të tjerëve ndodhej edhe shqiptari Baki Goxhaj. Pas ndalimit është publikuar edhe një video e rëndë, ku aktivistë shfaqen duke u keqtrajtuar edhe nga një ministër izraelit.
Gjatë diskutimit, aktivistja Zhaklin Lekatari është përfshirë në një debat të fortë me Jeta Ganin, mësuese që jeton dhe punon në Izrael. Teksa Zhaklin Lekatari e cilëson shkelje të konventave ndërkombëtare ndalimin e anijes, Jeta Gani shprehet se aktivistët duhet t’i jenë falënderues Izraelit që i ndaloi, pasi nëse do kishin hyrë në një vend tjetër do ishin vrarë.
Pjesë nga debati:
Jeta Gani: “Izrali është një shtet në luftë. Organizata të tilla provokuese, që duan të japin një ‘ndihmë’ e cila në fakt është vetëm një provokim për t’i treguar botës se ja çfarë bën Izraeli. U them gjithë atyre parafolësit, duhet t’i jemi falënderues Izraelit sepse ata njerëz po të kishin shkuar në një vend tjetër pa leje, pa një qëllim shpirtëror…
Zhaklin Lekatari: “Zonjë ishin në ujëra ndërkombëtare kur janë ndaluar…”
Jeta Gani: “Nuk ishin në ujëra ndërkombëtare. Këta njerëz që janë në atë flotilje duhet të falenderojnë Izraelit që i ndaloi aty pse po të kishin shkuar në vend të tjera do të ishin vrarë”
Zhaklin Lekatari: “Ka një konventë që quhet Konventa e Gjenevës, të cilën e ka ratifikuar Izraeli… Konventa shkelet kur nuk lejohen ndihmat humanitare të hyjnë në vendet ku ka luftë, është hsumë e thjeshtë.”
Jeta Gani: “Je në dizonancë me veten tënde…”
Zhaklin Lekatari: “Më mirë të jem në dizonancë se të mbështes një vend që po kryen gjenocid.”
Jeta Gani: “Këta njerëz që janë provokues, nuk kanë asnjë qëllim ndihme, po të kishin shkuar në një vend tjetër, do të vdisnin. Izraeli u shpëtoi jetën. Ata do të vriteshin. Ka rrugë të tjera plot për të çuar ndihma. Keni Egjiptin, Iranin, Jordaninë… ”
Zhaklin Lekatari: “ Nga aktivistë kanë ardhur sot dëshmi që tregojnë se u janë thyer brinjët, janë përdhunaur, janë përdhunuar nga qentë,
Jeta Gani: “Nuk janë trajtuar keq. Ata janë njerëz që nuk njihen, nuk kanë dokumente, nuk kanë viza…”
Zhaklin Lekatari: “Edhe se nuk kanë pasaporta dhe nuk kanë viza? Këto janë gabime administrative jo gabime penale”
Jeta Gani: “Këto janë vetëm provokime… Izraeli nuk e dinte se kush do hynte në ujërat e tija… Ato ndihma, që unk e di se çfarë kishit atje brenda, konserva a ku di unë, nuk ndihmojnë as 10 njerëz atje. Për ndihmat mendojnë organizatat ndëkrombëtare. Ju nuk ndihmoni, ju jeni provokues…
Zhaklin Lekatari: “Nuk mund ta dënosh tjetrin me paramendim për diçka që ende nuk ka ndodhur…”
