Dy persona i ka zënë korrenti teksa kanë qenë duke punuar në ujë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në fshatin Tushemisht të Pogradecit.
Dy punonjës të Ujësjellësit Pogradec, konkretisht I.K., rreth 58 vjeç, banues në Pogradec dhe D.K., rreth 38 vjeç, banues në fshatin Memelisht, duke punuar tek pompa e ujit, dyshohet se aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Për pasojë kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.
Pas ndihmës së marrë në Spitalin e Pogradecit ata u nisën në Tiranë, për një mjekim më të specializuar.
Mësohet se pas ndihmës së marrë ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
5 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)