ambulancaGjendet një skelet njeriu pranë fshatit Udënisht të Pogradecit. Zbulimi është bërë nga punonjësit e mirëmbajtjes, të cilët po punonin në zonën e quajtur “Lumi i Tërhanit”.


“Kanë qenë punëtorët e ndërmarrjes së kësaj rruge, të cilët gjatë punës së tyre, kanë gërmuar dhe kanë konstatuar një palë eshtra njeriu”, – njofton policia e Pogradecit.


Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupit hetimor. Pritet që materiale të skeletit të dërgohen në laboratorin shkencor të policisë për të bërë të mundur identifikimin.


4 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)