Administratori i një firme të mirëmbajtjes së rrugëve është proceduar penalisht nga specialistët e seksionit kundër Korrupsionit në Policinë e Korçës, për të cilin rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”.
Sipas komunikatës së policisë, shtetasi 59-vjeçar A.D. nga fshati Hudënisht i Pogradecit është proceduar për shkak se, në funksionin e pronarit dhe administratorit të firmës së mirëmbajtjes, nuk ka bërë pastrimin nga dëbora dhe akulli në aksin Pogradec-Lin.
Si pasojë e shpërdorimit të detyrës nga ana e tij janë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor, si dhe aksidente me dëme materiale.
8 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)