Gjykata e Pogradecit ka dhënë masën arrest me burg për Çelnik Meleqi, të dyshuarin për vrasjen e 24-vjeçares Fatjola Sula, e cila u gjet e masakruar dhe gjysmë e zhveshur poshtë një ure në Qafë Thanë.


Sipas organit të akuzës viktima dhe autori kishin dalë në lokalet e Prrenjasit dhe më pas 24-vjecarja i kishte kërkuar 30 mijë lekë, pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale bashkë. Meleqi ka kundërshtuar dhe i nxehur dhe nën efektin e alkoolit ka nisur t’a godasë me gurë në kokë duke i marrë jetën 24-vjeçares, nënë e dy fëmijëve. Pasi ka dëgjuar palët, gjykata ka vendosur lënien në burg të 27-vjeçarit deri në përfundim të hetimeve.


Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës. Fatjona Sula, u gjet e masakruar poshtë një ure, rreth 100 metra larg kryqëzimit të vendit të quajtur Qafë-Thanë. Prej më shumë se dy vjetësh ajo punonte në një lokal të Përrenjasit. Ajo ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë, një djalë 5 vjeç dhe një vajzë 3 vjeç, të cilët jetonin me prindërit e saj në fshatin Orenjë, të Librazhdit.


16 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com