Kryesocialiti Edi Rama në funksion të fushatës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, organizoi pasditen e kësaj të premteje, një takim koordinues me ministrat dhe deputetët e kryeqytetit.

Mësohet se Edi Rama u ka thënë të pranishmëve të qëndrojnë larg debateve për mënyrën si presidenti e firmosi dekretimin e zgjedhjeve edhe në Tiranë. Rama citohet të ketë deklaruar se dekreti i presidentit është i rregullt dhe duhet të shkohet përpara me fushatën.

Nuk e shkarkoi qeveria Erion Veliajn por këshilli bashkiak“-citohet të ketë thënë Rama, deklarim që vjen vetëm 1 ditë pasi avokatët e Veliajt ankimuan në kushtetuese dekretin e presidentit./ Top Channel