Pas incidentit ditën e djeshme para Kryeministrisë nga ku “Shqipëria Bëhet” po mban protestën e saj për dorëheqjen e Ramës, themeluesi i partisë Adriatik Lapaj ka reaguar nga spitali.

Gjatë përplasjes me policinë një nga ngrohëset me bombola ka rënë mbi kokën e protestuesve madje dhe të tjerë kanë mbetur të lënduar nga “sherri” me policinë, ndër ta edhe Lapaj. Ditën e sotme ai foli në një intervistë për Top Channel direkt nga spitali ku po merr mjekim.

Kristi Gongo: Adriatik e ke kaluar natën në urgjencë, çfarë ndodhi

Adriatik Lapaj: Rreth orës 12:20 punonjës të policië janë paraqitur te vendi ku rrimë para Kryeministrisë.Është e dokumentuar dhe me video. Kanë tërhequr plasmasin dhe janë rrëzuar ngrohëset. Njëra prej tyre me ka goditur në pjesën e pasme të kokës. Erdhi ambulanca.

Gongo: Të ra gjendje të fikti?

Lapaj: Ishte një moment që nuk po kuptoja çfarë po ndodhte. Po merrnin karrige e gjëra.

Gongo: Çfarë thanë mjekët, si është gjendja

Lapaj: Më futën në skaner, më bënë serume dhe disa ilaçe

Gongo: Do dalësh sot nga spitali

Lapaj: Më kanë rekomanduar 4-5 ditë pushim dhe me ilaçe.

Gongo: Do qëndrosh në spital apo do largohesh

Adriatik: Besoj do dal sot dhe do rikthehem në shesh. Unë e besoj këtë që po bëj. Është çështje e një shpqërie që duhet të kuptojë që ka pushtet mbi të zgjedhurin. Me popullin nuk tallen dot.

Gongo: Si po përballësh me situatën e përplasjeve me policinë

Lapaj: Sot më kanë bërë kallëzimin e tretë penal. Unë nuk do djeg e thyej zyrat e shtetit tim, por do rezistoj

Top Channel